”Unë kam një apartament 130 m2”, Berisha fton Ramën në debat: S’ka si të justifikojë sarajet e Surrelit
Sali Berisha gjatë një takimi elektoral me militantët në Paskuqan, ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama për pronën e tij në Surrel. Gjatë prezantimit të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Kamzën, Arjan Hoxha, ish-kryeministri tha edhe se nga 30 vite punë, ai ka vetëm një apartament 130 m2, kurse sipas tij, Rama nuk justifikon dot vilën në Surrel.
”Në çdo takim u kemi bërë thirrje, urdhëro të dalim në shesh para qytetarëve. Edhe këtu po të duan të vijnë në debat, por debati është detyrim para jush sepse kryeministri, Presidenti i këtij shtetit, cilido ka detyrë sepse paguhet me taksat tuaja, pro Edi Rama nuk del dot kurrë. Si mund të dali ai, me ato saraje. Kam qenë rrogëtar i këtij shteti për 30 vite, por një apartament 130 metra kam. Absolutisht, pa kredi më të madh nuk e blija dot. Kjo është e vërteta.
Po ti që ndërtove sarajet me 720 metra gjatësi themelet. Me 5000 metra parkun përreth, me ullinj 3-400 vjeçar që kushtojnë nga 20-30 mijë euro. Ku i gjete këto, hajde këtu Edi Rama, duhet të dalës tu thuash këtu qytetarëve nga mbijnë ato. Se ti na thua jam nga bregu, se po qe nga bregu, Surreli nuk është në breg, nuk i ke trashëgim, as nga nëna as nga baba ato, i ke vjedhur, ndaj dhe nuk del. I ke vjedhur, i ke vjedhur”, tha Berisha