“Unë shkela mbi dinjitetin tim”, thirrja e fortë e Radojës: Ai i gjati (Rama) na ngatërroi ne!

I ardhur nga qyteti i Durrësit për të mbështetur kauzën e artistëve kundër rrëzimit të Teatrit Kombëtar, artisti Guljelm Radoja u ka bërë thirrje aktorëve të mos ta politizojnë kauzën e tyre për mbrojtjen e kësaj godine.

Në fjalën e tij, Radoja është shprehur se pikërisht kauza e teatrit tregon fatkeqësisht që artistët janë të manipulueshëm, ndërsa ka bërë thirrje që ata nuk duhet të sillen “kukull nën sqetullën e çdo politikani”.

“Çdo parti ka nevojat e veta dhe do të ketë një lloj kredibiliteti. Unë i përkas kësaj të djathte, por duke qenë se e pashë që nuk bëjë dot politik e lash. Vota ime shkon atje ku shkon dhe kaq, kjo është e gjitha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë nuk me pëlqën të jemi kukull nën sqetullën e çdo politikani. Teatri është i depolitizuar dhe duhet të mbetet i tillë. Ai i gjati na ngatërroi ne. Fatkeqësisht, kjo gjë vëertetoi katërciprisht që ne jemi të manipulueshëm. Dikush nga kolegët e mi i tha dikujt që: “Unë shkela mbi dinjitetin tim”. Por pse shkele or mik, a ka gjë më të rëndësishme se dinjiteti. Pse bëhesh qesharak? Pse u shite miku im? Çfarë pakti bëre me djallin që u shite? Mirë ana njerëzore, por po shpirti i artistit ku mbeti?

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë ju bëjë thirrje gjithë kolegëve të mi që kanë mbetur të mos ta politizojnë këtë çështje, ne jemi ne, teatri është teatri.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?