“Unë sot varrosa djalin” I dërrmuar babai i Klodianit i drejtohet protestuesve: E kam barrën e rëndë, ju lutem …

Kanë vendosur lule e qirinj të rinjtë të cilët iu bashkuan nismës për një marshim protestë që nisi mbrëmjen e sotme në orën 22:00  para kryeministrisë për të vijuar në rrugën “Dritan Hoxha” ku banonte Klodian Rasha.

Të rinjtë vendosën lule e qirinj në vendin ku u vra Klodiani, ku dhe janë pritur nga babai i tij.

Ndihet i dërruar, sot përcolli për banesën e fundit djalin e tij 25 vjeç.

“Unë varrosa djalin tim. Askujt të mos i ndodhë ajo që na ndodhi ne.  Duam vetëm drejtësi për Klodianin.”

Këmbëngul dhe disa herë u përsërit të rinjve se nuk është me asnjë parti, dhe është tepër i prekur nga ajo që e quan “inskenim” të vajzës që në protestën para kryeministrisë u hoq si motra e Klodianit.  Ai kërkon vetëm drejtësi,

“Inskenime mos bëni se kam peshën e barrës së madhe nuk dua më” u thotë ai.

SHKARKO APP