Uniformat e reja të Policisë, ja si do jenë ato

Ministria e Punëve të Brendshme prezantoi sot uniformat e reja të Policisë së Shtetit, teksa kreu i saj, Saimir Tahiri e vlerësoi këtë si një ditë të shënuar për Policinë e Shtetit, pasi sipas tij nuk do të ketë më uniforma kaotike.

“Kemi parë uniforma pa identitet. Nuk do të ketë më uniforma kaotike, ku disa janë me sigla tradicionale dhe disa me sigla moderne apo një miks. Por tashmë uniformat do të jenë uniformizuar me siglat përkatëse”, saktësoi ministri i Punëve të Brendshme.

Më tej, ai detajoi se uniforma e policisë do të ketë ngjyrë blu, ajo për policinë e qarkullimit rrugor ngjyrë të gjelbër, ndërsa forcat Shqiponja do të kenë uniformë të kuqe.

Ndërsa siglat kryesore të Policisë së Shtetit do të jenë shqiponja dhe përkrenarja e Skënderbeut, të cilat do të ndërthuren edhe me shenjat karakteristike të vendit tonë, siç është shenja e punimit artizanal.

2

3

4

SHKARKO APP