Unioni i Gjyqtarëve-Tahirit: Vendimet e gjykatave nuk diskutohen

Ndërsa shprehet se inkurajon dhe mbështet cdo kritikë në drejtim të gjyqtarëve për punën e tyre, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh shqetësim kur përfaqësues të lartë të politikës dhe ekzekutivit bëjnë deklarata dhe ndërmarrin veprime, sipas tyre të përsëritura, të cilat nuk kanë për qëllim rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor.

UGJSH shprehet se Kushtetuta e ligji, kurrsesi nuk lejojnë përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq më keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre, pa përfunduar ende procesi i verifikimit të një vendimi gjyqësor.

“Është ky kushtetues dhe ligjor, i cili kurrsesi nuk lejon përfaqësues të pushteteve të tjera të anatemojnë vendimet e gjykatave e aq më keq, të kërkojnë ndëshkimin e gjyqtarëve, kur nuk u pëlqejnë vendimet e tyre, pa përfunduar ende procesi i verifikimit të një vendimi gjyqësor”, thuhet në reagimin e Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë.

Gjithashtu sipas UGJSH ky efekt jopozitiv rritet akoma më tepër kur, deklarata apo veprime të tilla i’u referohen vendimeve të dhëna në shkallë të parë, jo ndaj “kriminelëve” por, ndaj “personave nën hetim”, të cilët sipas KEDNJ, Kushtetutës dhe Kodi Procedurës Penale prezumohen të pafajshëm derisa të provohet e kundërta, në fund të një procesi penal.

Në kuadër të kësaj pike, UGJSH e shikon si jo etike publikimin e emrave të gjyqtarëve. 

SHKARKO APP