Universitet, aplikimi për maturantët nis më 31 korrik

Për maturantët nis faza më e rëndësishme. Këto ditë do t’i shërbejnë çdo maturanti për të vendosur për profesionin e jetës. Ata do të duhet të përllogarisin pikët në bazë të rezultateve të provimeve dhe notës mesatare. Pas kësaj, duhet t`i drejtohen portalit U-albania, ku duhet të identifikohen me numrin personal dhe atë të maturës. Hapi i parë është printimi i faturës prej 2 mijë lekësh, pagesë që kryhet në postë apo në bankat e nivelit të dytë deri në 25 korrik. Pas dorëzimit të mandat-pagesës në shkollë, sekretaritë e shkollave duhet të japin konfirmimin brenda datës 26 korrik. Aplikimi në institucionet e arsimit të lartë do të nis më 31 korrik. Procedura do të jetë online, po në portalin U-albania, ku në bazë të pikëve, maturantët mund të rendisin deri në 10 preferenca ose thënë ndryshe 10 programe studimi në Universitetet. Për plotësimin e tij, ata do të kenë afat deri më 5 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?