Universitet/Kurrikulat jo të orientuara nga tregu i punës
Kurrikulat jo të orientuara nga tregu i punës janë një problem mjaft shqetësues për të rinjtë. Teksa mbi 100 mijë studentë janë ulur sot në auditorë, me shpresën për të gjetur një punë në profesion pas studimeve, kjo duket gjithmonë e më e vështirë. Ka edhe nga ata të rinj optimistë që mendojnë se Shqipëria ofron mundësi të shumta punësimi. Pedagogët shprehen se duhet një orientim më i mirë nga universitetet për të plotësuar edhe kërkesat e bizneseve për fuqi punëtore. Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se vitin e kaluar akademik, u diplomuan mbi 34 mijë të rinj. Pjesa më e madhe e tyre janë në biznes dhe ligj me 28.4% të totalit, çka tregon se fakultetet e Ekonomisë dhe Jurdikut mbeten më të preferuarat.