Universitet, maturantët të aplikojnë në portalin U-albania

Pas mbarimit të 4 provimeve të maturës, maturantët duhet të ndjekin procedurën për regjistrimin në universitet, në një nga 10 degët e studimit që ata kanë përzgjedhur. Për të ndjekur studimet në institucionet e arsimit të lartë, maturantët duhet të aplikojnë në portalin U-albania por më parë duhet të kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë në zyrat e Postës shqiptare nga data 27 qershor deri më 25 korrik.

Rezultatet gjatë tri viteve të gjimnazit dhe notat e 4 provimeve të maturës shtetërore janë kriteret kyçe për pranimin në universitet të maturantëve” . Portali U-albania nuk do të pranoje aplikime nga maturantët, të cilët s’plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit.

Pas përllogaritjes së pikëve për çdo konkurrent ,universitetet afishojnë në ambientet e tyre dhe faqet zyrtare listat e renditjes. Në datat 2 deri 15 shtator, kush është shpallur fitues paraqet në sekretaritë mësimore të fakulteteve dokumentacionin përkatës dhe regjistrohet. Në Republikën e Shqipërisë janë 37 universitete gjithsej, nga këto 12 publike dhe 25 private. Ato do t’i hapin dyert në mes të muajit tetor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Procedura e aplikimit

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa i takon proceduarve të aplikimit për këtë raund, thuhet se pas pagesës së tarifës, maturantët mund të aplikojnë në portalin U-Albania nëpërmjet formularit online të aplikimit. Në datat 2 deri 15 shtator 2019 (7 faza 48-orëshe; 02-03; 04-05; 06-07; 08-09; 10-11; 12-13 dhe 14-15), të gjithë aplikantët, të cilët kanë kryer procesin e aplikimit në raundin e parë dhe janë shpallur fitues, mund të kryejnë procesin e regjistrimit, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të IAL-ve, në programin e studimit ku dëshirojnë të vazhdojnë studimet”, sqaron urdhri. Më tej shton se në datën 10 gusht 2019, të gjitha IAL të zhvillojnë konkurse/testime pranimi, afishojnë në mjediset e tyre dhe në faqet zyrtare elektronike përkatëse, listat e aplikantëve. Në periudhën 12-23 gusht 2019 do të zhvillohen konkurset e pranimit”, sqaron urdhri.

Raundi i dytë

Raundi i dytë i aplikimeve do të nis në datat 19-21 shtator, ku aplikimi sërish do të bëhet online. Edhe në këtë raunde maturantët kanë të drejtë të zgjedhin 10 programe studimi. “Në periudhën 19 shtator-21 shtator 2019 do të kryhet procesi i aplikimit online për raundin e dytë në Portalin U-Albania. Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët, të cilët kanë plotësuar formularin AI/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a) nuk kanë arritur të aplikojnë në raundin e parë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk janë shpallur fitues;c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të parë”, nënvizon urdhri. Sa i takon procedurave të aplikimit, si fillim ata duhet të çregjistrohen nga raundi i parë dhe të kryejnë pagesën. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 17 shtator 2019, në portalin U-Albania.

Raundi i tretë

Në raundin e tretë të aplikimit maturantët si fillim duhet të bëjnë çregjistrimin në të dyja raundet e para, më pas të kryejnë pagesën sipas udhëzimit të dhënë. Periudha e aplikimit për këtë raund është përcaktuar në datat 12 tetor -14 tetor të vitit 2019. “Kanë të drejtë të aplikojnë, duke përzgjedhur deri në 10 programe studimi, të gjithë maturantët/kandidatët që kanë plotësuar formularin Al/A1Z dhe rezultojnë kalues në provimet e Maturës Shtetërore, por që: a)nuk kanë arritur të regjistrohen në raundin e parë ose të dytë; b) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk janë shpallur fitues; c) kanë kryer procesin e aplikimit online në raundin e parë ose të dytë dhe nuk kanë arritur të regjistrohen; ç) janë çregjistruar pas përfundimit të raundit të pare ose të dytë. Maturantët që nuk kanë aplikuar në raundin e parë ose të dytë, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dymijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania”, sqaron maturantët ky urdhër. Brenda datës 08 nëntor 2019, RASH përcjellë në QSHA, në format elektronik dhe hardcopy, regjistrimet përfundimtare të tri raundeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?