Universitet, mesatarja 7.5 në mësuesi po penalizon programet e tjera

Pas përfundimit të maturës shtetërore, Universitetet po përgatiten për pranimet e reja, por vendimi për rritjen e notës mesatare në 7.5 si kusht për të hyrë në degët e Mësuesisë, po penalizon programet e tjera të shkollave të larta. Shqetësimi vjen nga Fakulteti i Histori-Filologjisë, i cili nuk nxjerr vetëm mësues.

“Nëse do të studiosh histori, atëherë nuk mund të pranohesh në këtë program nëse nuk e ke mesataren mbi 7.5, edhe nëse nuk zgjedh të vazhdosh për mësuesi. Ky fenomen ka ndodhur edhe në Gjeografi dhe në Gjuhë-Letërsi. Kjo ka penguar afrimin e studentëve të cilët nuk e kanë mesataren 7.5, por nuk duan fare të bëhen mësues”.

Zv/dekani Andi Pinari, kërkon korigjimin e këtij vendimi. Për të hyrë në çdo degë tjetër, veç edukimit, mesatarja duhet mbi 6.5. Nuk do të ketë ndryshim kriteresh nga shkollat e larta, ndërsa drejtuesit e tyre shpresojnë që viti i ri akademik ti rikthejë në auditore e ndoshta edhe me studentë të vaksinuar.

SHKARKO APP