Universitet/Mësimi vijon online, por dokumentet dorëzohen dorazi
Mësimi online për universitetet, do të vazhdojë deri në një lajmërim të radhës nga Komiteti Teknik i Ekspertëve. Situata pandemike e ka bërë të pamundur rikthimin e studentëve në auditorë, por dyert e fakulteteve janë të hapura.
Kjo pasi, prania fizike e tyre është e domosdoshme kur bëhet fjalë për tërheqje apo dorëzime vërtetimesh.
Edhe pse mësimi online është parë si mundësia e vetme gjatë kësaj periudhe, duket se universitetet janë gjendur të papërgatitur për anën procedurale, teksa ka ende shumë paqartësi, e madje edhe kaos në këtë aspekt. Shumë studentë dhe pedagogë e kanë ende të paqartë se çfarë do ndodhë me vitin e tyre shkollor.