Universitet, shtohen kërkesat për inxhinieritë dhe informatikën

Fakultetet që kishin konkurs duket se ia arritën qëllimit. Mjekësia e Arkitektura i mbyllën regjistrimet në pak ditë. Drejt plotësimit të kuotave janë dhe degët e inxhinierisë dhe informatikës, ndër më të kërkuarat nga maturantët e këtij viti.

Kërkesat e tregut të punës vendas dhe të huaj për degët e inxhinierisë dhe informatikës kanë rritur dhe interesin e të rinjve për këto programe studimi. Ndërkohë që vitet e fundit diplomat e Universitetit Politeknik njihen edhe nga universitete europiane, ndërsa së shpejti hapet masteri i Inteligjencës Artificiale në bashkëpunim me universitete të huaja partnere.

Më 11 shtator mbyllet raundi i parë i regjistrimeve, për të nisur më pas fazat e tjera për plotësimin e kuotave bosh në degët që ende kanë vende të lira. Ndërsa më 2 tetor shkollat e larta fillojnë vitin e ri akademik.

SHKARKO APP