Universitet, sot mbyllet afati për aplikimin online

Maturantët po jetojnë periudhën më me stres, pasi duan të ndjekin studimet në Universitet dhe sot është afati i fundit për plotësimin e formularit të aplikimit online. Ata mund të përzgjedhin nga 1 deri në 10 degë studimi për vazhdimin e studimeve të larta. Plotësimi i formularit bëhet “online” dhe nga çdo vend ku ndodhen të rinjtë.

Rezultatet gjatë tri viteve të gjimnazit dhe notat e 4 provimeve të maturës shtetërore janë kriteret kyçe për pranimin në universitet të maturantëve. Portali U-albania nuk do të pranoje aplikime nga maturantet, të cilët nuk plotësojnë edhe kriterin e notës mesatare, që sipas vendimit të këshillit të ministrave është rritur nga 7 në 7.5 për mësuesinë, ndërsa nga 6 në 6.5 për programet e tjera të studimit.

Maturantët që nuk arrijnë pragun e notës mesatare 6,5 kanë mundësi të zgjedhin shkollat e larta profesionale. Degët e tyre kërkohen jo vetëm nga tregu vendas i punës, por edhe jashtë. Në 2 shtator Universitetet do të shpallin listën e kandidatëve fitues. Për vendet e mbetura bosh do të ketë edhe 2 raunde të tjerë për maturantët që nuk kanë fituar asnjë degë në Universitete ose pretendojnë një shkollë më të mirë se ajo që arritën në fazën e parë.

SHKARKO APP