Universitetet, 52% e studentëve të pakënaqur

Largimi i të rinjëve duke kërkuar ”azil” në vendet e BE-së, një ka arsyet ka arsimimin. Këtë e vërteton edhe një sondazh i qeverisë. Ministrja e Arsimit, Besa Shahni ka publikuar një pyetësor të zhvilluar tek studentët mbi institucionet arsimore. Në sondazhin e zhvilluar në prill-maj 2019, 89 mijë pyetësorë iu dërguan studentëve dhe 31.2% e tyre në nivel kombëtar e plotësuan.

Sipas sondazhit të publikuar nga ministrja Shahini, 52% e studentëve shprehen se institucionet ku studiojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre. 66% e studentëve thonë se personeli akademik është kompetent në shpjegimin e njohurive ndërsa 55% tyre shprehen se infrastruktura mbështetëse është e pamjaftueshme.

Sipas ministres, në sondazh u mblodhën opinionet e studentëve mbi 6 çështje kryesore: organizimi i institucionit, burimet e institucionit, kurrikulat dhe përmbajtja, mësimdhënia dhe mësimnxënia, aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?