Universitetet, deputetja e PS-së: Ka probleme me cilësinë
Ka vetëm një javë që ka nisur viti i ri akademik dhe deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti deklaroi në RinOn se ka probleme me cilësinë në Universitete.
”Është e vërtetë që ka një problematik nëpërmjet kurrikulave dhe atë çfarë tregu ofron, pra çfarë universitetet ofrojnë me atë që tregu kërkon dhe prandaj është ndërhyrë që në vitin 2014 me ligjin e arsimit të lartë pikërisht për të mbyllur të gjitha ato universitete që ishin hapur nga qeverisja më parë me vlerën e prodhimit të një fotokopje”.
Kurse deputetja e PD-së Ina Zhupa nga ana tjetër theksoi se është keqqeverisja ajo që po largon studentët dhe solli në vëmendje se opozita kishte një plan për “thithjen e trurit” duke iu ofruar kontrata pune me paga si ato në vendet ku jetonin dhe lehtësime për taksa dhe tatime të paktën 5 vitet e para të qëndrimit në Shqipëri.