Universitetet kundër transparencës, nuk publikojnë raportet

Institucionet e Arsimit të lartë publik nuk pasqyrojnë të dhëna mbi të ardhurat dhe shpenzimet duke shkelur vendimin e dy ministrive asaj të Arsimit dhe Financave. Publikimi i aktivitetit financiar ishte kërkesë e studentëve gjatë protestës në muajin dhjetor.

Transparenca financiare e universiteteve ishte një ndër kërkesat që studentët parashtruan protestës së tyre. Qeveria u angazhua ta plotësojë, duke e përfshirë në paktin për universitetin dhe që u pasua nga një urdhër të ministrisë së arsimit, në fund të muajit janar.

Por një pjesë e konsiderueshme e universiteteve nuk i janë bindur këtij vendimi pasi në faqet zyrtare nuk ka të dhëna lidhur me shpenzimet, madje disa prej tyre nuk kanë as programin e transparencës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat e fundit që ka publikuar universiteti i Tiranës i përkasin vitit 2016, ndërsa për vitin 2017 dhe 2018 nuk ka asnjë informacion lidhur me shpenzimet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa në Universitetin e Mjekësisë nuk ka të dhëna për asnjë vit, madje në kategorinë “Programi i transparencës” gjendet vetëm “Rregullorja për Mbrojtjen, Përpunimin, Ruajtjen dhe Sigurinë e të Dhënave Personale”.

Ndërkohë Universiteti Bujqësor nuk e ka programin e transparencës dhe në të nuk ka të publikuar asnjë të dhënë.

E njëjta situatë është edhe në Universitetin e Sporteve, në atë të Arteve si dhe në institucionet e rretheve ku ndodhen vetëm emrat e titullarëve dhe adresat e tyre elektronike.

Në vëzhgimin e Ora News rezulton se vetëm Universiteti Politeknik ka të dhëna të detajuara për çdo vit madje edhe për muajin janar të këtij viti.

Pasqyrimi i aktivitetit financiar, sipas ligjit të arsimit të lartë është detyrë e administratorit, mbi të cilin bie edhe përgjegjësia për moszbatimin e urdhrit të dy ministrive.

Në paktin për universitetin parashikohej që kjo kërkesë e studentëve të përmbushej brenda muajit shkurt por mesa duket institucioneve të arsimit të lartë u duhet ende kohë të jenë transparentë me vendimmarrjet financiare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?