Universitetet mësim online, Bino tregon çfarë do të bëhet me shkollat

Dje Komiteteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë e Covid-19 në Shqipëri, bënë me dije vendimet, për mbylljen e konvikteve, zhvillimi online për studentët dhe se po vlerësohet mbyllja e bareve në zonën e bllokut pas orës 22:00.

Silva Bino, Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, thotë se vendimi për të zhvendosur onlinne mësimin në universitete erdhi pas të dhënave epidemiologjike që tregonin një shtim të rasteve me Covid-19 gjatë dy javëve të fundit dhe përahpjen më të madhe të infeksionit në moshat e reja.

Sa i përket shkollave 9-vjeçare, Bino tha se nga vlerësimet e bëra deri tani, të mbështetura edhe në të dhënat botërore, rezulton se këto ambiente nuk kanë impakt në përhapjen e epidemisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për më tepër, ajo apeloi për zbatimin e rregullave të thjeshta që nisin nga mbajtja e maskës, por kjo e fundit nuk mjafton sipas shefes së ISHP, nëse nuk ndiqet nga të tjera rregulla në komunitet që kanë të bëjnë me distancimin social.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?