Universiteti i Mjekësisë reagon për dhunën e ushtruar ndaj mjekes dhe infermieres

Universiteti i Mjekësisë së Tiranës ka reaguar ditën e sotme lidhur me ngjarjen e ndodhur të martën në Shërbimin e Onkologjikut të Qëndrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
Ditën e djeshme në në ambientet e QSUT-së është dhunuar mjekja Silvana Celiku, njëkohësisht edhe pedagoge në Universitetin e Mjekësisë, si edhe infermierja Sashenka Kristo.
Në deklaratën e dhënë për shtyp, Universiteti i Mjekësisë Tiranë, dënon me forcë çdo akt dhune kundrejt profesionistëve të shëndetësisë.
Po ashtu, universiteti i bën thirrje mediave, analistëve dhe politikanëve që në debatet e ndryshme lidhur me problematikat dhe reformimin e sistemit shëndetësor, të shmangin përballjen dhe denigrimin e figurës së mjekëve. 

SHKARKO APP