Universiteti i New York Tiranë, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e turizmit me Universitetin Touluse Francë

 

Turizmi është fusha kryesore drejt së cilës po drejtohen të gjitha investimet, për këtë arsye Universiteti i New York Tiranë ka vendosur thellimin e studimeve universitare në këtë fushë.

Në këtë kuadër Universiteti i New York Tiranë zhvilloi një konferencë për shtyp në ambientet e korpusit universitar ku u arrit një marrëveshje bashkëpunimi midis dy universiteteve në fushën e turizmit.

I ftuar për të dhënë kontributin e tij ishte edhe Profesor Francois Vellas, Drejtor i programit te turizmit ne Universitetin Touluse në Francë si dhe ekspert i shquar në fushën e turizmit. Z. Francois Vellas tha se turizmi është një faktor kyç për zhvillimin e një vendi dhe për të ecur sa më të sigurt në këtë fushë duhen profesionistë. Universiteti Touluse është i specializuar në edukimin për turizmin internacional me diploma Bachelor dhe Master. “Bashkëpunimi me Universitetin e New York Tiranë do të sjellë një zhvillim ekonomik dhe një risi edukimi per Shqipërinë”, u shpreh Profesor Vellas.”

Të pranishëm në këtë konferencë për shtyp ishin edhe z. Elias Foutsis, President i New York College Educational Group,z. Nikos Mistriotis, Profesor i shquar i turizmit në New York College në Greqi, si dhe Drejtori i Univerisetit të New York Tiranë, z. Andrea Galatoulas.

Në fjalën e tij z. Elias Foutsis President i New York College Educational Group u shpreh: “Jam shumë i privilegjuar që në Universitetin e New York Tiranë, falë bashkëpunimit me Profesor Vellas, do të hapet dega e re e studimit në industrinë e turizmit”.

“Me themelimin e studimeve në fushën e turizmit, Universiteti i New York Tiranë garanton nxjerrjen në treg të profesionistëve të specializuar në progamet Bachelor dhe Master. Qëllimi ynë është të nisim sa më shpejt një degë të re studimi per turizmin”, tha në fjalën e tij Drejtori i këtij universiteti z. Andreas Galatoulas.

Universiteti i New York Tiranë është themeluar në vitin 2002 dhe ka diplomuar nje sërë brezash   studentësh të aftë për t’u përballur me sukses me kërkesat e kompanive më të fuqishme në tregun e punës. 

 

SHKARKO APP