Universiteti i njohur grek nderon me çmim Ditmir Bushatin
Shkarkimi i Ditmir Bushatit nuk është pritur mirë nga qarqe të diplomacisë greke, ku ish-homologu i tij, Kostas Kotzias është shprehur herë pas herë i keqardhur me vendimin e Ramës. Në një intervistë për median greke News24/7, Kotzias ka zbuluar se Bushati do të nderohet me çmim nga Universiteti i Pireut, konkretisht Departamenti i Studimeve Evropiane dhe Ndërkombëtare më datën 16 mars.
“Kjo që është e trishtë, do të thosha, është se z.Bushati nuk do të jetë më MPJ i Shqipërisë për arsye që mund të diskutojmë në një intervistë tjetër. Ai u largua nga z. Rama dhe në të dy që thuajse kishim mbaruar paketën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Shqipërisë, nuk jemi më në Ministritë tona. Më 15-16 mars, Departamenti i Studimeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Universitetit të Pireut, do të zhvillojë një Seminar mbi aspekte të ndryshme të politikës së jashtme të katër viteve të fundit, dhe z. Ditmir Bushati është midis njerëzve që do më nderojë dhe që më ka premtuar se do të vijë dhe do të flasë ditën e dytë”.
KOHA JONË SONDAZH

