Upps! E humb fare Xhemal Qefalia i përgjimeve të “Bild”-it: Votoni nr 30
Kur kanë mbetur vetëm 8 ditë nga 30 qershori, socialistët vijojnë fushatën e ngjeshur elektorale. Sot në Petrelë në krah të Erjon Veliajt ishin dhe deputetët Xhemal Qefalia dhe Blerina Gjylameti.
Deputeti Qefalia e mbylli fjalimin e tij ku sulmoi Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e PD-së Lulzim Basha me një lapsus. I bëri thirrje socialistëve të votojnë nr 30. Në fakt në fletën e votimit Erjon Veliaj është nr.2 ndërsa 30 është caktuar si datë zgjedhjesh.
“Mjaft më me shkatërrime. Mjaft më thoni s’ka shkolla dhe digjni shkolla, mjaft më që thoni s’ka rrugë dhe prishni pllakat e rrugëve. Mjaft më kur thoni s’ka institucione dhe godasin institucionet. Të mblidhemi këtu nga lugina e Erzenit dhe të brohorasim fort për PS, për numrin 30 për kryetarin tonë të famshëm, kapiten e skuadrës së PS-së Erion Veliaj”, tha Qefalia.
“Vëlla, mos e ça trapin”/ Xhemal Qefalia i trembur nga përgjimet me “të fortët e votave”, bërtet: Luli ik!
KOHA JONË SONDAZH

