Ura e Darëzezës nis të rindërtohet sërish nga ushtria

Katër ditë pasi u shemb ka nisur rindërtimi i urës së Darëzezës në Fier. Ura po rindërtohet sërish nga ushtria.

Ajo u shemb në momentin që një kamion i tonazhit të rëndë po kalonte mbi të dhe nuk përballoi dot peshën e rëndë. Kjo solli bllokimin e banorëve dhe ndodhi në prag të  sezonit turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ura që u shemb ishte provizore e ndërtuar gjithashtu nga ushtria pas përmbytjeve që përfshinë zonën.  Ndërkohë, ekziston projekti për rindërtimin e mirëfilltë të urës por ende nuk është vënë në zbatim. /abcnews.al

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?