Ura e Kukësit, unike në Ballkan! Investim 35 milionë euro i Kastrati Group

Ura e Kukësit ka nisur punimet para tre vitesh e tashmë është drejt përfundimit, me parashikimin për të qenë gati për përdoruesit e mjeteve gjatë sezonit turistik veror.

Ky projekt është në vazhdimësi të rrugës së Kombit, që plotëson standardet e autostradës me gjatësi 310 metra e gjerësi 23.5 metra, ndërsa lartësia shkon rreth 60 metra. Ajo që e bën të veçantë është harku i kësaj ure.

Struktura e urës së Kukësit është ndërtuar në bregun lindor të liqenit të Fierzës. Jetëzimi i urës së madhe të Kukësit po bëhet realitet përmes një investimi në vlerën e 35 milionë eurove nga Kompania Kastrati group dhe projektimit në detaje nga inxhinieri Italian Giorgio Rizzo.

Vështirësia e ndërtimit të urës arrin deri në lundrimin mbi barka betoni mbi liqenin me kuotë të ndryshueshme uji; teksa janë kryer edhe studime në Universitetin e Firenzes mbi dominimin e erës për të kontraktuar më pas kompani ndërkombëtare lider për çelikun. Kjo cilësi vlen jo vetëm për unikalitetin e saj në Ballkan e Europë por mbi të gjitha edhe për lëvizjen e mjeteve të rënda me ngarkesa 150 ton. /TCH/

SHKARKO APP