Ura monument kulture në Krujë drejt shembjes, harrohet nga institucionet

Kjo urë mbi lumin Zezë të Kurçajt të Krujës është “Monument Kulture”, por mungesa e vëmendjes e ka çuar drejt rrënimit. Rrjedha e lumit e ka dëmtuar, por institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë kurrë. Tashmë është e pakalueshme dhe në rrezik serioz për tu shembur. Deri pak vite më parë u shërbente dhe banorëve të zonës.

“Ka dy vjet që është shembur, se është e vjetur”, thotë një banore.

Banorët e zonës dhe studiuesi Baki Dollma në vazhdimësi kanë ngritur alarmin për gjendjen, por përgjegjësit për ruajtjen e trashëgimisë duket se nuk i dëgjuan kurrë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ka nevojë vetëm për ca meremetimet të vogla. Por me meremetime siç ka qenë, jo ndërhyrje me çimento”, thotë Baki Dollma.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ura e fshatit Kurçaj u dnërtua rreth shek të XVIII dhe i ka shërbyer rrugës së shkurtër të karvanëve mes Krujës dhe Tiranës. Vitin e kaluar u tha se ishte gati një projekt për ndërhyrje, por deri më tani asgjë nuk është bërë.

Ora News - Ura monument kulture në Krujë drejt shembjes

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?