”Ura” një rrezik për fëmijët, Mehmetaj në fshatin Suk: Shpresa e banorëve është tek 25 prilli (VIDEO)

Nënkryetarja e LSI-së, njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun e Fierit, Kejdi Mehmetaj, ka denoncuar gjendjen e mjeruar të një prej lagjeve të fshatit Suk të Roskovecit. Përmes një postimi në facebook, Mehmetaj shkruan se banorët e kësaj zone meritojnë më shumë investime dhe vëmendje. “Shpresa për këta banorë është tek zgjedhjet e 25 prillit dhe brezi i ri që po angazhohet në politikë”.

Postimi i plotë

Në lagjen e Toskallarëve, në fshatin Suk të Roskovecit. Kjo është “ura” ku kalojnë fëmijët për të shkuar në shkollë dhe kanali i papastruar. Shpresa për këta banorë është tek zgjedhjet e 25 prillit dhe brezi i ri që po angazhohet në politik.

Banorët punëtorë të kësaj zone meritojnë më shumë investime dhe më shumë vëmendje, të cilën do e marrin pa asnjë mëdyshje nga qeveria e re që do formohet pas zgjedhjeve.

Fëmijët meritojnë të rriten si moshatarët e tyre në Europë, me kushte maksimale për tu arsimuar.

SHKARKO APP