“Uragani fillon më 4 dhjetor”, studenti i shkruan Berishës: Rinisim protestat

“Më 4 dhjetor do të nisin protestat studentore”. Kështu deklaron ish-kryeministri Sali Berisha, pasi në adresë të tij ka ardhur një mesazh nga një student dixhital.

Ky i fundit i shkruan demokratit se qeveria po u bën presion studentëve dhe prindërve të tyre. Ndërkohë, Berisha teksa i uron suksese studentëve, thekson se kryeministri Rama është lemeritur.

“Uragani studentor fillon me 4 dhjetor!
Lemeritet Edvin Mafia, mediat e tij censurojne lajmin! Suksese studenteve!! sb”, shkruan Berisha.

SHKARKO APP