Uragani ‘Irma’ gjunjëzon Karaibet, 10 të vdekur. Majami përgatitet për më të keqen (Video)

Uragani ‘Irma’ ka shkatërruar banesat dhe resortet turistike në Bahamas, Republikën Domenikane dhe ishujt e Karaibeve, ndërsa po i drejtohet Floridas. Si pasojë e uraganit kanë humbur jetën deri tani 10 persona.

Prej uraganit të kategorisë së pestë, niveli më i lartë i mundshëm, ishulli i vogël i Barbudës është pothuajse i pabanueshëm dhe territori francez i St. Martinit është rrafshuar pasi erërat që arrijnë me shpejtësinë 295 km në orë kanë shkatërruar pothuajse 95% të territorit. Ende nuk ka një përllogaritje për dëmet e shkaktuara.

_97689171_hurricane_scale_inf624_v2

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një shkatërrim total. I gjithë ishulli është praktikisht nën ujë. Në fakt, unë mendoj se nga sa paraqitet situata tani, atje zor se mund të banohet më”, tha Gaston Broëne, kryeministër i ishullit të Barbudës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dihet ende me saktësi ndikimi që mund të ketë “Irma” në tokën kontinentale amerikane. Zyrtarët presin që bregdeti i Floridës, nga ana e oqeanit Atlantik, ose nga ana e Gjirit të Meksikës, të goditet nga stuhia brenda 72 orësh. Gjithashtu zyrtarët kanë thënë se Majemi duhet të përgatitet për më të keqen.

“Majemi duhet të përgatitet për më të keqen. Ne kemi evakuuar njerëzit dhe kemi nevojë për 17 mijë vullnetarë”- tha Guvernatori i Majemit.

C_2_fotogallery_3082367_11_image
C_2_fotogallery_3082367_8_image
C_2_fotogallery_3082367_5_image
C_2_fotogallery_3082367_2_image
C_2_fotogallery_3082367_1_image
C_2_fotogallery_3082367_2_image

4401B45F00000578-4860396-image-a-40_1504798727209

4401A06400000578-4860396-image-a-3_1504797170637

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?