Uragani Irma lë pa drita Kubën
Uragani Irma po vazhdon me shpejtësi udhëtimin drejt Floridas, pas goditjes së Kubës. Stuhia e cila gjatë natës kishte kaluar në kategorinë 3 ka ardhur në rritje duke arritur në kategorinë 4, me erëra deri në 210 km në orë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, përmes një mesazhi në twitter njoftoi se “të gjitha forcat janë të gatshme në terren. Zoti i bekoftë të gjithë”.
Trump u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen nga zonat me rrezik pa u brengosur për shtëpitë e tyre.
“Objektet mund të zëvendësohen, por jeta jo,” ka apeluar Trump.
Në Kubë, stuhia shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike. Shumica e vendit, përfshirë dhe kryeqytetin Havana mbetën në errësirë.
Qeveria e Porto Rikos, në bashkëpunim me Departamentin e Shëndetësisë të SHBA, ka arritur të transferojë sot rreth 600 qytetarë amerikanë nga ishujt San Martín dhe San Tomas pas dëmtimeve të shkaktuara nga stuhia Irma dhe kërcënimi i ciklonit José.
KOHA JONË SONDAZH

