Urbani i Unazës përplas kalimtarin te rruga “Bardhyl”

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele tek Rruga “Bardhyl” në kryeqytet. Autobusi i Unazës, ka përplasur një kalimtar. Dëshmitarët nga vendngjarja kanë treguar për tvklan.al, se i plagosuri është një burrë me inicialet K.G, rreth të 50-ave.

Autobusi i Unazes perplas kalimtarin

Mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën dhe ka marrë një plagë në kokë.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj, ndërsa kalimtari është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?