Urbani i Unazës përplaset me motorin, plagoset 12-vjeçari

Placeholder Image

Këtë të dielë një 12 vjeç ka mbetur i plagosur në një aksident. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet. 12-vjeçari po udhëtonte si pasagjer në një motor kur u përplas nga një autobus i linjës së Unazës.

“Më datë 02.07.2023, rreth orës 08:45, në rrugën “Ferit Xhajko”, shtetasi P. R., duke drejtuar autobusin e linjës së Unazës, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin H. Gj. Si pasojë është dëmtuar një i mitur 12 vjeç, (pasagjer në motomjet)”, njoftoi policia.

I mituri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e këtij aksidenti.

SHKARKO APP