Urbani ra në Lanë, Prokuroria nis hetimet për shkaqet e aksidentit

Urbani i linjes së Unazës përfundoi në Lanë duke rrezikuar jetën e dhjetëra udhëtareve, ndaj dhe Prokuroria ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Çështja po hetohet nga prokurori Shpëtim Garunja, i cili e ka regjistruar ngjarjen deri tani si kundravajtje penale, pasi nuk ka viktima dhe të plagosurit janë të dëmtuar lehtë.

Kjo ka sjellë edhe mosarrestimin e asnjë prej drejtuesve të mjeteve. Pritet ekspertiza autoteknike e mjeteve si dhe ekspertiza e vendgjarjes së ekspertëve të Policisë Shtetit, të cilët do të përcaktojnë shkakun e ngjarjes së rëndë, e cila për pak mund të shndërrohej në një tragjedi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?