Urdhër-arrest nga SHBA-ja pas akuzave për komplot. Lihet në burg amerikano-kanadezja që u arrestua tre ditë më parë
Gjykata e Tiranës ka lënë sot në burg shtetasen amerikano-kanadeze Lyda Harris, e cila tre ditë më parë ra në prangat e Interpol Tiranës.
Ajo u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet në SHBA, pas një vendimi të Gjykatës së Kalifornisë për urdhër-arrest ndërkombëtar.
Shtetasja në fjalë akuzohet për veprën penale “Komplot për kryerjen ose pjesëmarrjen në një organizatë përmes aktivitetit shantazhues”. Arresti është me afat 60 ditor për qëllime ekstradimi.