Urdhër i prerë:Nëse qëllon, kundërpërgjigjuni po me zjarr!
Aktualitet E Hënë, 19 Prill 2021 12:12
Operacioni per kapjen e autorit te vrasjes se dy vëllezërve vijon në Drishtë Shkodër. Momentalisht forcat policore janë dislokuar në zonën e Mazrekut të ish komunës Shllak.Në operacion janë RENEA, FNSH e Policia e Shkodrës. Gjatë ditës së sotme operacioni ka vijuar në territorin Mazrekut të ish komunës Shllak pasi autori në orët e paradites është parë në këtë zonë. Për shkak të motit të keq gjatë ditës së sotme nuk është përdorur helikopteri për të transportuar forcat e policisë e për pasojë forcat kanë operuar në terren të vështirë malor duke lëvizur me këmbë.
Gjatë ditës së sotme në këtë zonë me qëllim kapjen e autorit janë kryer 8 kontrolle banesash të braktisura dhe 5 kontrolle banesash të banuara. Forcat e policisë janë porositur të bëjnë kujdes pasi autori mund të hapë zjarr mbi policinë. Urdheri eshte qe nese hap zjarr ti kunderpergjigjen po me zjarr dhe te eleminohet fizikisht.
KOHA JONË SONDAZH