”Urdhër politik për të dhu*uar Gjekmarkajn”, Bardhi: Do ta çojmë në SPAK

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha në një deklaratë për mediat nga spitali i Traumës ku vizitoi deputetin Agron Gjekmarkaj, se do t’i çojnë në SPAK njerëzit që e dhunuan atë. Bardhi u shpreh se policia me deklaratën e publikuar ka dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Gjekmarkajn.

”Është përgjegjësi e ministrit të Brendshëm, zinxhir komandues të policë që të vënë para përgjegjësisë personat që kanë dhunuar një njëri paqësor si nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj.

Duke mashtruar opinionin publik me atë deklaratë kanë dalë zbuluar duke marrë autorësinë e urdhrit politik për të dhunuar Gjekmarkajn. Të jenë të sigurt se do të marrin përgjigjen e merituar. Sa i takon gjendjes shëndetësore të Gjekmarkaj, ajo sipas mjekëve paraqitet e qëndrueshme. me shumë gjasa për shkak të specialitetit do të duhet të transferohet për në QSUT”, tha Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?