Urdhërarresti për Kajmakun, socialistët “lajnë duart” me ish-kryebashkiakun e Vorës
Socialistët distancohen nga ish-kryebashkiaku Agim Kajmaku, për të cilin Prokuroria ka firmosur një udhërarresti.
Ata shmangën çdo koment për të zgjedhurin e tyre në krye të bashkisë së Vorës.
“Absolutisht që nuk e mbështes. Është çështja e tij personale se si ka vepruar dhe kaq. Normalisht që nuk mund ta mbështes. Sa i përket zëvendësimit, kjo është një çështje institucionale që nuk mund ta them unë”, u shpreh deputeti Sadi Vorpsi.
Ndërkohë, Taulant Balla e Belinda Balluku nuk patën asnjë koment mbi këtë rast.