Urdhëri i Nanos, Polica nis aksionin kundër kultivimit të kanabisit
Kryepolici Gledis Nano u ka lënë porosi drejtorive dhe komisariateve në gjithë vendin të nisin kontrollet për identifikimin e terreneve që pëdoren për kultivim kanabisi. Aksioni do të zhvillohet në gjithë vendin para sezonit veror, dhe veç efektivave në terren policia do të këtë në dispozicion rreth 50 dronë për vëzhgime nga ajri.
Në prag të sezonit veror, policia e shtetit ka mobilizuar efektivat për zbulimin e terreneve ku kultivohet kanabis. Gledis Nano pritet të zbresë vetë në terren për të përcjellë tek vartësit porositë për këtë operacion.
1-Grumbullimin e informacioneve për individë ose grupe kriminale që importojnë fara të bimës narkotike kanabis sativa, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal që në fazën fillestare.
2-Mbi bazën e hartës digjitale dhe analizën e riskut, do të ushtrohen kontrolle periodike si në ambientet e hapura edhe në ato të mbyllura, me qëllim goditjen e këtij aktiviteti kriminal.
3-Forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar.
4-Nisur nga shtimi i rasteve të konstatuara të kultivimit në ambiente të mbyllura do t’i kushtohet rëndësi e veçantë marrjes, verifikimit dhe ndjekjes së informacioneve policore, për individë apo grupe kriminale të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.