Urdhëri: Një mijë policë “blindojnë” Tiranën, ja rrugët që bllokohen

 
Masa ekstreme per Naten e Vitit te Ri ne Tirane. Policia e Kryeqytetit, në zbatim të planit të masave të hartuar për mbarëvajtjen, sigurimin e rendit dhe qetesisë publike për festimet e ditës së ndërrimit të te viteve do të  angazhojë  rreth 1000 efektivë policie dhe në terren rreth 400 efektivë të cilët do të mbikqyrin e kontrollojnë situatën në të gjithë Tiranën duke shmangur çdo incident të mundshëm.
 
Do të ketë kontrolle të vazhdueshme në gjithe territorin e Tiranes, për drejtuesit e automjeteve të cilët drejtojne mjetin në gjendje të dehur.
 
Nga ana e Policisë në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe shërbimi zjarrfikëse do të ushtrohen kontrolle dhe nuk do të lejohet tregetimi dhe përdorimi i lëndëve piroteknike jashtë kritereve ligjore.
 
Nisur nga aktiviteti që Bashkia e Tiranës, do të organizojë në sheshin “Nënë Tereza”, do të merren disa masa shtesë duke mos lejuar përdorimin e lëndëve piroteknike nga ana e qytetarëve, pasi Bashkia e Tiranës ka marrë masa për sigurimin e fishekzjarreve të cilat do të hidhen në festimin e orës 00:00.
 
Gjithashtu njoftohet se do të behet bllokimi i disa segmeneteve rrugore duke mos lejuar parkimin dhe kalimin e automjeteve:
 
Do të bllokohet segmenti rrugor :
 
 “Ura e Lanës” deri te sheshi “Nënë Tereza”, nga ora 22:00 e mbrëmjes së datë 31.12.2015 deri në përfindim të aktiviteti.
 
Në varësi të situatës pritet të bëhet edhe bllokimi i sheshit “Skëndërbej”, duke mos u lejuar kalimi i automjeteve.
 
Policia e Kryeqytetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunim me qytetarët lidhur me masat e marra për të siguruar mbarëvajtjen e festimeve si edhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.
 
Policia Vendore Policisë Tiranës, ju uron: Gëzuar Vitin e Ri !

SHKARKO APP