Urdhëruesi i rrëmbimit të Prengës në Poloni, Shqipëria kërkon ekstradimin

Duket se saga e rrëmbimit dhe vrasja e bujshme e Jan Prengës, po zgjidhet. Gentian Bleta është arrestuar në Poloni dhe akuzohet si pjesë e grupit që urdhëroi rrëmbimin që më pas solli edhe vrasjen e Jan Prengës. Ai njihej edhe me emrin Nik Bleta dhe ishte shpallur në kërkim në fillim të këtij viti.

Shqiptari nga Dukagjini ka rënë në prangat e policisë në Poloni pak javë më parë, ndërsa pala shqiptare ka nisur kërkesën për ekstradimin e tij në Shqipëri për t’u hetuar dhe gjykuar për akuzat që janë ngritur kundër tij.

Deri tani për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës janë arrestuar Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Ardian Doçaj dhe Festim Bixhdili i cili është i dyshuari kryesor që ka marrë dhe zhdukur trupin e pajetë të Jan Prengës. Ndërsa në kërkim për akuzën e rrëmbimit të personit dhe “trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim janë Gentian Finiqi ose Doçaj, Korado Doda ose Gështenja, Altin Hajri, Artan Doçaj dhe Aldo Manjishta. Në datë 30 mars gjykata liroi nga qelia duke ndryshuar masën e sigurisë dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç, që është babai i Leonard dhe Altin Hajrit.

SHKARKO APP