Urdhri i Bashës: Protestat në rrethe nga data 2-12 shkurt
16 shkurti është data ku do të kulmojë me protestën e opozitës së bashkuar në Tiranë. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka urdhëruar deputetët, kryetarët e degëve dhe të gjithë të deleguarit në rrethë, të organizojnë të gjitha strukturat për protestën e madhe.
Në udhëzimin e firmosur nga kreu i PD-së, kërkohet që mes datave 2 dhe 12 shkurt të organizohen protesta lokale në të gjitha rrethet, duke shkruar më derë të qytetarëve. “Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve në protestën e madhe në Tiranë, apo në protestat lokale“, thuhet në udhëzim.
Gjithashtu për organizimin e protestës së madhe Basha kërkon nga të gjitha strukturat përgatitjen e logjistikës për transportin falas dhe shpenzimet për të gjithë pjesëmarrësit në ditën e protestës së madhe.
Nesër Basha do të mbledhë grupin parlamentar për të diskutuar se në cilat komisione do të marrin pjesë për të ngritur zërin, kundër politikave të qeverisë dhe për të ndihmuar në përcjelljen e mesazhit tek qytetarët.
KOHA JONË SONDAZH

