Urdhri i Lleshajt: Policia të “kosisë” kriminelët dhe zyrtarët e lartë që s’bëjnë detyrën

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj po zhvillon ditën e sotme një takim me autoritete vendore në Velipojë.

Mësohet se në fokus të këtij takimi është sezoni turistik, i cili nisi i diktuar nga rregullat për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ndërkohë, një tjetër temë është ajo lufta ndaj kanabisit. Mes të tjerash ai porositi autoritetet se duhet të bëjnë hapa para për të vijuar punën, në të kundër të hapin krahun.

Lleshaj u ndal tek goditja në dy fronte, e atyre që merren me kultivim dhe trafik si dhe zyrtarëve përgjegjës në disa institucione e instanca shtetërore.

“Një njollë që Shqipëria e mban prej kohësh ta zhbëjmë se nuk është e ardhmja e Shqipërisë e shqiptarëve marrja me këtë krim. Lufta kundër kanabisit mbetet përgjegjësi e madhe për ata që kanë përgjegjësi, zyrtarë të pushteti vendor apo qendror, apo subjekte privatë. Deviza ime si ministër mbetet lufta pa kompromis kundër kanabisit e kjo luftë do vazhdojë në dy fronte, për të luftuar kriminelët që merren realisht me kultivimin e trafikimin e bimëve narkotike dhe vënien para përgjegjësisë të kujtdo që ka përgjegjësinë për administrimin e vënien në kontroll të territorit. Kjo pak Shqipëri që kemi, ka shumë përgjegjës, IKMT, autoritetet vendore, subjektet private, të gjithë këta duhet ta kryejnë këtë përgjegjësi. Policia të “kosisi” kriminelë dhe zyrtarë që nuk bëjnë detyrën. Nëse do e përdorja atë metaforën, nëse unë do dal me një kosë nëpër Shqipëri do synojë të presë zyrtarë që nuk bëjnë detyrën e tyre, nga zyrtarë policie, të inspektorateve përkatëse të territorit, të pyjeve mjedisit etj, aq shumë janë. Nga policia kërkoj sidomos të vlerësojë që një njollë që Shqipëria e mban prej kohësh ta zhbëjmë se nuk është e ardhmja e Shqipërisë e shqiptarëve marrja me këtë krim, kanabisi prodhon krime të tjera, shumë krime që ndeshim përditë burojnë e kanë fillesën te kanabisi e gjëra të tjera. Një problem tjetër është dhe trafikimi. Nga emigrimi, kthehet në trafikim. Ndaj duhet ta luftojmë me përgjegjësi. Dhe dua t’ju bëjë të qartë se në këtë pikë nuk ka hapësirë për të bërë hapa pas. Ose do të ecim para, ose anësh, që të hapim krahun. Edhe në Shkodër kemi pasur raste të këtij fenomeni”, tha Leshaj.

SHKARKO APP