Urdhri i Nikollës për datat e provimeve të maturës 2019

Urdhri i ministres së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindita Nikolla, për datat e provimeve të maturës 2019. Provimi për gjuhën e huaj do të jepet në datë 7 qershor 2019. Provimi për gjuhën shqipe dhe letërsinë në datë 12 qershor, provimi për lëndën e matematikës do të jepet në datë 17 qershor, ndërsa sa i takon lëndëve me zgjedhje do të jepen më datë 22 qershor.

Provimet e maturës 2019 do të nisin në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Sa i takon vlerësimit, sipas urdhrit të ministres Nikolla, do të mbështetet në totalin e 60 pikëve. Ato maturantë/kandidatë që do të rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2019, do t’i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Bëhet gjithashtu me dije se institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, do të marrin nga shkolla listat e maturantëve mbetës të vitit shkollor 2018-2019 dhe brenda datës 5 qershor 2019, do t’i pasqyrojnë ato në sistemin elektronik Matura online. Lista e maturantëve mbetës më pas do të dërgohen në QSHA, në format të printuar dhe elektronik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë udhëzim, maturantët mbetës njoftohen që të mos paraqiten në provimet e Maturës Shtetërore 2019 pa likuiduar më parë provimet e klasës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?