Urdhri i parë i drejtorit të ri të Policisë së Shtetit: S’ka më minifunde, taka dhe streçe, harrojini…!

Drejtues i ri i Policisë së Shtetit, por dhe rregulla te reja dhe strikte per tu zbatuar nga vartesit e tij, sidomos ato femra.

Pak ditë pasi mori detyrën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nxjerrë edhe urdhrin e tij të parë, ku i kërkon 13 mijë punonjësve të policisë të zbatojnë me rigorozitet orain e punës dhe kodin e veshjes.

“Të jetë serioze dhe në përshtatje me hierarkinë. Për drejtorët veshja duhet të jetë me kostum dhe këmishë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për punonjësit e tjerë meshkuj paraqitja duhet të jetë me pantallona, këmishë serioze.

Swiss Digital Mobile Reklama

Veshja për nënpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmishë e bluzë dekolde, pa nuanca të theksuara ngjyrash, taka të larta dhe xhinse në formë streçe, tuta apo veshje të tejdukshme”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?