Urdhri për kontrollorët e huaj në Rinas

Pas situatës së krijuar në Rinas, anë ndryshuar procedurat për certifikimin e punonjësve që do të vijnë për të punuar si kontrollorë të trafikut ajror në aeroportin ”Nënë Tereza”, por që operojnë jashtë Shqipërisë.

Urdhri i ministres Balluku është botuar sot në Fletoren Zyrtare dhe i hap rrugë punësimit të kontrollorëve të huaj, për të zëvendësuar punonjësit që ndërprenë punën pak ditë më parë.

Sipas dokumentit, do të njihet menjëherë licenca e kontrolloreve të huaj që operojnë jashtë Shqipërisë, nëse është i lëshuar nga një vend anëtar i Organizatës Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, në përputhje me aneksin e pare të Konventës së Çikagos.

SHKARKO APP