Urgjenca Kombëtare: Moshat më të prekura nga Covid-19 janë 15-35 vjeç

Urgjenca Kombëtare ka ngritur alarminm duke thënë se është rritur numri i të prekurve me Covid-19, kryesisht në moshat 15-25 dhe 25-35 vjeç. Për më tepër nënvizohet se të rinjtë janë më të pakujdesshmit kundër pandemisë, sakaq bëjnë thirrje që këto të fundit të respektojnë rregullat bazë për të parandaluar virusin vdekjeprurës.

Postimi i plotë

Rreth 52000 thirrje janë regjistruar vetëm gjatë muajit JANAR drejt numrit unik 127, pranë Njësisë së Koordinimit në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, 9500 prej të cilave kanë qenë thirrje COVID. Gjithashtu, janë regjistruar nga rreth 1800-2000 në ditë, nga te cilat rreth 390-400 në ditë kanë qenë COVID.

Vetëm gjatë muajit janar nga ekipet e terrenit të urgjencës mjekësore, janë kryer rreth 12000 misione, 2600 prej të cilave kanë qenë misione COVID. Ajo që mbetet për tu shqetësuar në këto momente është rritja e numrit të të infektuarve në moshat 15-24; 25-35 vjeç. Është është shtresa më aktive dhe e pakujdesshme. Ka rritje të numrit të infektuarve te të rinjtë.

Duke parë nr në rritje të infektimeve QKUM, ju bën thirrje të respektoni rregullat bazë për të mbrojtur veten tuaj dhe të tjerët nga COVID-19. Të respektoni distancën dhe të mbani maskë, të lani shpesh duart dhe të distancoheni nga grumbullimet.

Por çfarë duhet të bëni nëse simptomat tuaja #COVID19 janë të lehta ose mesatare? Qëndroni në shtëpi. Mos përdorni #antibiotikë. Pushoni, ushqehuni, pini normalisht. Telefononi 127 ose mjekun tuaj të familjes nëse simptomat tuaja përkeqësohen.

SHKARKO APP