“Urgjenca po jepet me koncesion”

Mjekët e urgjencës së Tiranës dolën në një protestë kundër njoftimit për shkrirjen e saj. Ata thanë se janë njoftuar se shërbimi i tyre do të mbyllet, për t’iu dhënë më pas me koncesion.

Mjekët kërcënuan se do të ngrihen në protesta, madje thanë se mund të futen edhe në grevë urie. “Për shkrirjen u njoftuam verbalisht,”thanë mjekët.

“Po e lënë Tiranën pa shërbimin e urgjencës. E kanë degraduar këtë shërbim qëllimisht. Nuk kemi ilaçe. Pas largimit tonë, këtu do ndërtohet një pallat,” akuzuan mjekët. “Në 2 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë investim në urgjencë. Gjysma e automjeteve janë jashtë funksionit”, thanë ata. “Nëse ministria nuk tërhiqet, do hyjmë në grevë urie”.

Mjekët u shprehën se kanë dërguar peticione në kryeministri dhe Kuvend për këtë çështje.

SHKARKO APP