Urgjencat mjekësore në festa, ambulanca në çdo shesh të qyteteve

Kur vetëm pak orë na ndajnë nga ndërrimi i viteve, Ministria e Shëndetësisë ka marrë një plan masash për rastet e urgjencave mjekësore që mund të kenë qytetarët në këto ditë festash.

“Shërbim i përforcuar me ekipe mjekësore gjatë ditëve të festave dhe autoambulancë në sheshet kryesore të qyteteve, për të garantuar shërbim të shpejtë në rast të urgjencave mjekësore dhe më shumë siguri për qytetarët”. Kështu deklaroi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë takimit me ekipin e urgjencës së Spitalit Universitar të Traumës, spital i cili pret dhe numrin më të madh të urgjencave gjatë ndërrimit të viteve.

42a06926 E337 422f 9402 136ef3ed231c

Swiss Digital Desktop Reklama

Në të gjitha qytetet e Shqipërisë, në sheshet ku do të festohet ndërrimi i viteve është vendosur një autoambulancë nga ora 19:00 deri në përfundim të festës. Në Tiranë, përveç 9 autoambulancave të shpërndara në postacione në territor, sipas planit të riorganizimit të Urgjencës Mjekësore, do të ketë edhe dy autoambulanca të tjera në dizpozicion të festës të vendosura në sheshin Skënderbej (njëra midis Muzeut Kombëtar dhe Hotel “Tirana International” dhe tjetra para Bankës së Shqipërisë). Nisur nga rritja e numrit të thirrjeve të urgjencës gjatë ditëve të fundit, janë marrë masa edhe për shtimin e personelit me mjekë dhe infermierë në Njësinë e Koordinimit të Urgjencës Mjekësore, si edhe një ekip shtesë me mjekë dhe infermierë “on call”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas urdhrit të Ministres Manastirliu, masat e përforcuara do të zbatohen nga të gjitha ekipet mjekësore në datat 31, 1 dhe 2 janar 2019, për t’iu përgjigjur të gjitha thirrjeve në rast nevoje nga qytetarët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?