Urim të burgosurëve dhe stafit, kreu i burgjeve: Ditë reflektimi

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka përcjellë një urim për të gjitha ata që natën e ndërrimeve të viteve e kalojnë brenda katër mureve, në qelinë e burgjeve. Në urimin e tij, Ismaili nuk ka lënë jashtë vëmendjes policët dhe stafin shëndetësor, që në këto ditë festash nuk janë pranë familjarëve të tyre, por në krye të detyrës.

Mesazhi i plotë

Ju Uroj Gëzuar Vitin e Ri – shëndet, mbarësi e suksese nga mot në familjet Tuaja! Dita e fundit e vitit i gjen të gjithë duke shpejtuar për të kryer përgatitjet e fundit për festën, por është edhe ditë reflektimi! Ishte shumë i ngjeshur me veprimtari viti 2019 dhe akoma më i ngjeshur do jetë 2020. Përgjegjësia e lartë që kemi bën që festën ta kalojmë me mëndje të pandarë nga detyra – pasi proceset që drejtojmë natyrshëm që janë të pandërprera! Gjithsesi ndërsa ne do kemi mundësi të jemi pranë familjeve gjatë ndërrimit të Viteve – punonjës policie e staf shëndetësor kemi në detyrë anekënd vendit në gjitha IEVP e DPB.

Ata sot janë duke sakrifikuar e për rrjedhojë duhen mbështetur! Lutem që në emrin tim, bashkë me inkurajimin për të rritur vëmëndjen në detyrë sidomos këto ditë festash, Tu përcillni atyre Urimet më të mira për Vitin 2020.

Një Urim për Vitin e Ri përcjell edhe për të burgosurit –duke Uruar atyre që përfundojnë vuajtjen e dënimit bashkim të suksesshëm të tyre me familjen e shoqërinë, ndërsa Atyre që do vijojnë për më gjatë në burg, Ju uroj që viti 2020 të jetë për ta. Një Vit Reflektimi të thellë për gabimet/fajet që kanë bërë në funksion të gjetjes së qetësisë njerëzore e hyjnore. Periudhë intensive rehabilitimit e riintegrimit e më tej përfitimin prej tyre të të gjitha benefiteve e lehtësirave që jep legjislacioni për ta. Në vëmendje të menaxhoni e ndiqni me kujdes të shtuar situatën dhe në çdo një orë të raportoni”, shkruhet në urimin e Ismailit.

SHKARKO APP