“Urime ditëlindjen komandant”

 

Me rastin e festave të Nëntorit, artist, politikan apo dhe një njeri i zakonshëm ka gjetur mënyrën e tij për të uruar për këtë 103- vjetor. Po ndryshe nga ardhur produkti i poetit Fatmir Muja, i cili  me një filmin poetik kushtuar legjendarit, Adem Jasharit, ka uruar për këtë ditë të Pavarësisë. Autori është shprehur se kjo është: "Një dhuratë e vogël për një ditëlindje të madhe. Një dedikim për atë që me ditëlindjen e tij i ka bërë të bukura ditëlindjet tona. Faleminderit komandant që na bëre të gëzohemi në festën e jetës dhe me largimin nga familja jote na bëre të jemi afër familjeve tona e t’i shkruajmë këto fjalë falënderuese".

Dokumentari ka si protagonist, këngëtaren Leonora Jakupi dhe "Nderin e Kombit", aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi. Pamjet që ka dokumentari  poetik janë marrë si në Kosovë por dhe në Shqipëri. Ky dokumentar, ka si qëllim mirënjohjen e legjendarit të luftës së Kosovës, Komandanti Adem Jashari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmir Muja, për këtë realizim ka shprehur falënderimet, me anë të një postimi në facebook, ku është shprehur se: "Në mënyrë të veçantë i jam falënderues mikeshës sime, Leonora Jakupit që me përkushtimin maksimal iu qas përjetësimit të këtij projekti. “Nderi i Kombit”, Mirush Kabashi i cili në mënyrën më të bukur di të thotë: Urime ditëlindjen komandant" .

Swiss Digital Mobile Reklama

Redjon Shtylla

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?