Urime Platformës Shqipëria që duam!
Nga Ylli Dylgjeri –
Portali i Qeverisës po arrin suksese impresionuese.Mbi 35 mijë qytetare, katundarë, dhe emigrantë, pasi i kanë qarë hallet te Portali Qeverisës ndjehen të lumtur për zgjidhjen e tyre në kohë. Kjo shifër do të thotë që Portali për 1 vit ka zgjidhur 100 shqetësime në ditë!
I PAPARË!
Eshtë i vetmi Portal që funksionon nonstop e me ngarkesë të plotë. Portali me egoizëm po thyen rekorde në mardhëniet publike. Njerzit më parë i besojnë Portalit se Qeverisë në efektivitet. Ndaj dhe publiku sot kërkon që Portali të regjistrohet si Parti Politike. KQZ nuk ka pse i heq të drejtën Portalit për Regjistrim!Sot dëgjon kudo njerëz që duan të antarësohen në Portal sepse:
Portali nuk njeh tesër, bindje, racë apo etni. Portali nuk votohet.
Portali nuk rrëzohet.
Portali nuk shahet.
Portali nuk jep dorëheqje.
Portali vetëm lavdërohet.
Me ritmet robotike te derisotme, nuk ka mekanizëm që ta përballojë rendimentin e Tij.
Si një makinë e së vertetës Ai lindi vetëm për sadaka e për zgjidhje flash të problemeve. Do të vij shpejt edhe ajo ditë që Portali të zgjidhë edhe problemet Rajonale, Europiane për të kapur më tej edhe ato Botërore. Siç e shihni, shenjat e para po i jep.Vizat për Europë dhe SHBA tashmë i zgjidh i Pari i Portalit. Shqipëria shpejt nuk do ketë nevojë për Ambasada perëndimore.
Ishte një propozim i Ministrit Caka ky që po përqafohet me shpejtësi edhe në kontinent.
Por ritmet e Portalit nuk janë vetëm rozë.
Po dalin edhe problematika. Një shqetësim p.sh do të jetë ai kur të mbarojnë hallet e qytetareve shqiptarë, me se do merret Portali? Një shqetësim tjetër është emigrimi i qytetarëve, sepse shqiptarët po duan më shumë Portalin se Shqipërinë.
Për të gjitha këto të papritura Ministri për Europën ka ngritur një grup punë për ti paraprirë e dhënë përgjigje gjithshkaje.Thuhet se kur të zgjidhen kërkesat e shqiptarëve, Ministri Cakaj do të lidhi një kontratë me kinezet. Pastaj puna nuk shteron.
Ndaj dhe Ne, në datë 25 Maj, do të brohorasim:
Jetë të gjatë Portalit Shqipëria që duam!
KOHA JONË SONDAZH

