Urimi i Kryeministrit Rama për Krishtlindje

 

Kryeministri i vendit ka shfrytëzuar rrjetin social facebook për të ndarë urimin e tij në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve. Duke zgjedhur një foto të rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin, ai shkruan: “Kjo pamje e rrasës së gurit ku e shtrinë Jezu Krishtin e mbytur në gjak përpara se sa ta gozhdonin në kryq, shëmbëlltyrë e vuajtjeve njerëzore në rrugën e Ringjalljes, na flet të gjithëve në vigjiljen e kremtimit të Krishtlindjeve. Gëzuar Krishtlindjet të gjithëve!”, përfundon postimin e tij kryeministri.

S.L 

SHKARKO APP