Urimi për qeverinë e re, Çollaku: Edi Rama vijon të nxisë e të frymëzojë përçarjen në Kosovë
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme Kreshnik Çollaku ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili edhe pse uron qeverinë e re të Kosovës, vijon të nxisë përçarjen në Kosovë.
“Edi Rama vijon të nxisë e të frymëzojë përçarjen në Kosovë.
Edhe sot duke i uruar sukses e bashkim qeverisë së re, kryeministri Rama nuk harron të fyejë e përçmojë pjesën tjetër, duke nxitur e thelluar përçarjen në Kosovë.
Fraza “përpëlitje në procesin e maturimit demokratik” me të cilën kryeministri i Shqipërisë i referohej një pjese tjetër të votuar e mbështetur masivisht nga qytetarët e Kosovës.
Kryeministri i Republikës së Shqipërisë përveçse të shkelë çdo etikë protokollare ndërshtetërore dëshmon se është një aksioner i fortë i përçarjes së politikës në Kosovë.
Në këtë kohë kur më shumë se kurrë nevojitet Uniteti mbarë Kombëtar për çështjen e Kosovës, kufijve dhe sovranitetit të saj, kryeministri i Shqipërisë nxit përçarjen duke i shërbyer kujtdo, por jo çështjes së Kosovës”, shprehet në rrjetet sociale, Kreshnik Çollaku.